E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilanova do të operohet nesër

Tito Vilanova, ish-trajneri i Barcelonës do t’i nënshtrohet nesër ndërhyrjes kirurgjikale, e treta për të. Në ndryshim nga dy operacionet e para, që u kryen në Nju Jork, këtë herë Tito nuk do të lëvizë nga Barcelona, ku menjëherë pas ndërhyrjes do të nisë dhe trajtimin e kimioterapisë për të zhdukur përfundimisht tumorin në gjëndrat veshore, që iu diagnostikua për herë të parë në nëntor të vitit 2011. Mjekët janë shprehur optimistë për një rezultat pozitiv të operacionit dhe janë gati të ndërhyjnë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›