E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidal zgjidhet më i miri i Serisë A

Eurosport ka zgjedhur Arturo Vidal si futbollistin më të mirë të Serisë A për sezonin e kaluar. Mesfushori kilian i Juventusit, u votua në faqen zyrtare të gjigantit mediatik europian si lojtari më i spikatur në sezonin e kaluar të kampionatit italian, ku arriti të fitojë dhe titullin me bardhezinjtë. Vidal ishte një prej liderëve të skuadrës së Kontes dhe gjithashtu dhe një prej lojtarëve që realizoi më shumë gola te torinezët. Në total, kiliani grumbulloi 37 për qind të votave. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›