Vilar: "Q.Stafën"jepjani FSHF-së

Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri në fjalën e tij në punimet e Asamblesë Zgjedhore tha se duhet të parandalohet dhuna dhe trukimet për të rikthyer tifozët në stadium.
Ai shtoi se se sporti dhe veçanërisht futbolli ka rëndësi të madhe pasi ka potencial të rrisë shpejt imazhin e vendit në botë.
Xhaferri dënoi edhe një herë incidentet që janë shënuar së fundi në ndeshjet e futbollit. "Revoltat e drejtuesve të klubeve përsjellin reformën që duhet të bëhet brenda komiteteve të Federatës kundër dhunës në sport", shtoi ai. Ministri theksoi se gjendja e stadiumeve në vend duhet të ndryshojë.
Ange Maria Vilar, zëvendës president i FIFA / UEFA përgëzoi ministrin Xhaferri për frymën e re që ka sjellë në sportin shqiptar. Ai tha se mes qeverisë e FSHF-së ka raporte të mrekullueshme. "Presidenti i FIFA dhe UEFA njeh kontributin e ministrit për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve", tha ai.
Vilar kërkoi që projekti për restaurimin e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" t'i jepet Federatës,
që FIFA dhe UEFA të ndihmojë financiarisht.