E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vildanja “nudo”

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 16:12

Vildane Mehmeti ka qenë një modele e njohur në Kosovë, por suksesin e saj është duke e shijuar tani. Modelja kosovare është paraqitur në ballinën e revistës “Sport Illustrated”, përderisa ajo ka pasur oferta për reklama të ndryshme.

Modelja për herë të parë realizoi një shërbim fotografik për revistën e njohur në botë, “Sport Illustrated”, por pas kësaj, ofertat i erdhën edhe nga revistën e njohur të modës, Victoria’s Secret, ndërkaq pozoi edhe nudo për Russe James.

Brunia është shfaqur më seksi se kurrë në versionin “siç e ka bërë nëna”, duke mos pasur në trup asgjë veç make-up. E kemi parë shpesh Vildanen të fotografohet me fare pak rroba, por jo si kësaj radhe, ku nën blicin e fotografit ajo ka kaluar çdo fantazi.

Një tjetër emër shqiptar që gjithashtu jeton në SHBA, këngëtarja Xhoana Xheneti, e cila herë pas here realizon shërbime profesionale fotografike, ka guxuar të pozojë nudo, por kjo ka ndodhur shumë kohë më parë.

Sa i takon Vildane Zenelit, dimë që ajo ka refuzuar një ofertë të revistës “Playboy”, për të pozuar nudo, por ndoshta bëhej fjalë për një version më vulgar fotografie.

Kohët e fundit, modelja që njihet me emrin Vicky, e cila ka pozuar për emrat që bëjnë modën në botë, që nga Armani, Versace, Cavalli, D&G, JLo etj., ka realizuar edhe reklamën e automjeteve RAM, foto nga të cilat janë publikuar edhe në revistën “Sport Illustrated”, në kopertinën e së cilës qëndron kësaj radhe modelja seksi nga Rusia, Irina Shayk, e dashura e futbollistit Christiano Ronaldo. (Standard)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›