Ne rrezik shkrimi rritet numri i perdoruesve ne tastiere
Quhen te lindurit dixhitale dhe jane femijet e lindur pas vitit 2000 me te shkathet ne jeten virtuale se ate reale. Por me kalimin ne jeten teknologjike duket se keta femije rrezikojne te harrojne aftesite e nevojshme ne jeten e perditshme si per shembull te ecesh me biciklete apo te lidhesh kepucet. Ky eshte perfundimi i nje studimi cekosllovak pasi jane pyetur 2200 nena te femijeve nga 2 deri ne 5 vjec.
Por edhe nje studim tjeter i drejtuar nga neurofiziolog francez dhe norvegjez konfirmon se dicka ka humbur ne kalimin nga lapsi tek tastiera. Studimi i publikuar ne Advancez in haptics tregon se te shkruarit me dore e ndez trurin tone me shume sesa te shtypesh ne tastiere. Te shkruash ne leter syte dhe levizja e dores ndjekin krijimin ne leter. Ndersa formojme shenjen e shkronjes S shohim dhe ndiejme te formohen dalengadale lakimet nga te cilat perbehet. Ky veprim ve ne levizje me shume zona te trurit sesa te formosh te njejten shkronje S ne kompjuter. Ne kete rast ne fakt mjafton te shtypesh nje tast ne tastiere dhe e ke gjithe shkronjen ne ekran. Zonat e ndjeshme dhe motore aktivizohen gjithsesi dhe ne kete rast sepse dora leviz dhe syte shohin shkronjen por kjo ne menyre mjaft inferiore.