Topalli ftohet në takimin “Gratë çojnë përpara demokracinë”
Këshilli i grave lidere në botë, fton Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli për t`iu bashkuar atyre, në takimin me temë “Gratë çojnë përpara demokracinë”.
Ky eveniment organizohet në Vilnus të Lituanisë, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA dhe Institutin Evropian për Barazinë Gjinore. Në këtë eveniment do të marrin pjesë gra lidere nga gjithë bota.
Ftesa është firmosur nga Presidentja e Republikës së Finlandës dhe Presidentja e Republikës së Lituanisë. Në hapje pritet të flasë Hilari Clinton, Sekretarja e Shtetit të SHBA-së.