Pas 7 vjetesh vjen aparatura pacientet jo me ne thike per guret ne veshka

QSUT aparatura e re e liptotriptise kushton 55 milione leke vendosja u be ne sherbimin e Urologjise
Per shtate vjet pacientet me gure ne veshka jane operuar te tjere ne mungese te aparatures per therrmimin e gureve ne spitalet shteterore i jane drejtuar privatit. Ndersa dje pas vitesh mungese ministri i Shendetesise Petrit Vasili dhe drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku kane peruruar aparaturen e litotriptise ne pavijonin e Urologjise aparature e cila therrmon guret duke i shpetuar pacientet nga thika.
Blerja
Perurimi eshte bere dje ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza. Ministri i Shendetesise e ka cilesuar kete si nje investim shume te rendesishem per vete faktin se aparatura i perket teknologjise se fundit ashtu sikurse dhe shume te tjera ne kete spital. Eumlshte kenaqesi qe pajisje te tilla bashkekohore behen pjese e ketij spitali qe do te thote se qytetaret shqiptare ne sherbimet publike te marrin sherbime ekselence. Nga ana tjeter per ne eshte nje kenaqesi e vecante qe mjeket shqiptare punojne me te njejtat aparatura ashtu si edhe koleget e tyre ne Perendim. Kjo eshte nje rruge pa kthim dhe ne do te vazhdojme te investojme ne teknologji sepse koleget e zote qe jane ne QSUT nuk mund te punojne ne menyre normale ne rast se teknologjia eshte e prapambetur dhe nuk furnizon me te miren per pacientet - ka pohuar Vasili. Sipas tij kjo pajisje e munguar per nje periudhe kohe u siguron pacienteve nje sherbim pa pasur nevoje per nderhyrje qe do te thote nje traume me pak dhe nje sherbim me te shpejte.
Prej muajsh ne QSUT eshte punuar per vendosjen e litotriptise ne nje tjeter ambient ndryshe nga ai i meparshmi prane sallave te operacionit ne sherbimin e Urologjise. Fillimisht u be i mundur krijimi i ambienteve te pershtatshme duke bere veshjen e mureve me plumb ne menyre qe te mos kete rrezatim. Vetem per pershtatshmerine e ambienteve u nevojiten 4 milione leke te reja nderkohe qe investimi per blerjen e kesaj aparature eshte rreth 50 milione leke. Prej 7 vjetesh pacientet nuk kane mundur te marrin kete sherbim. Tashme fale nje pune dhe nje investimi prej 55 milione lekesh u be e mundur vendosja e litotriptise. Aktualisht puna ka nisur nderkohe qe eshte bere edhe trajnimi i stafit pasi aparatura eshte e nje teknologjie te fundit - ka pohuar drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku. Nderkohe shefi i sherbimit te Urologjise Mustafa Xhani ka pohuar se kjo aparature punon me kapacitet te plote duke perballuar 4-5 raste ne dite. Prej 3 muajsh ne u ofrojme pacienteve edhe mundesine e therrmimit te gureve me ane te ultratingujve. Perfitojne te gjithe ata paciente te cilet kane nje gur ne veshka me te vogel se 2 mm kurse te tjeret jane te detyruar ti nenshtrohen operacionit. Ajo qe doja te theksoja eshte se pacientet e siguruar e perfitojne kete sherbim per vetem 1800 leke dhe ata te pasiguruar prej 18 mije leke te reja nderkohe qe ne klinikat private kushton deri ne 70 mije leke - ka pohuar Xhani. Sipas tij ne ditet e para te vendosjes se aparatures ka pasur edhe nje fluks me te madh pacientesh.