Rritje temperaturash, pas të premtes
Temperaturave të ulëta, të cilat ishin të pranishme në javën e parë të muajit mars, do ia lënë vendin ditëve të ngrohta dhe me diell. Duke filluar nga e premtja, vlerat termike do pësojnë rritje të menjëhershme.
Sipas specialisteve të Metoalb, gjatë fundjaves, në mbarë territorin e vendit, temperaturat meksimale do kapërcejnë 18 grad celsius.
E gjithë java e dytë e muajit mars premton dite të bukura me diell dhe temperatura të larta që do arrijnë të kapercejnë mbi 18 grad celsius. Nderkohë që pas datës 15 mars, pritet te ketë rrikthim të rreshjeve të shiut.