E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetime rreth “kamerës së fshehtë të Daçiqit”

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka filluar procedurën për dënimin përgjegjësve për lëshimet që bënë që ai të jetë viktimë e kamerës së fshehur, ka deklaruar Blic Ivica Tonçev, këshilltar special për siguri i Daçiqit i cili, sipas tij, nuk e ka dhënë lejen që të emetohet xhirimi i kontestuar.

"I gjithë rasti do të shqyrtohet në tërësi", ka paralajmëruar Tonçev dhe ka shtuar se kamera e fshehtë është “tallje për Serbinë e jo për kryeministrin".

Këshilltari ka thënë se “është keqpërdorur besimi dhe miqësia që kryeministri ka me të gjithë gazetarët”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›