Zharku ende nuk është në listën e INTERPOL-it

Edhe pse Ministria e Drejtësisë ditë më parë njoftoi se u ka dorëzuar autoriteteve gjegjëse kërkesën për ta futur, ish kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku në listën e Interpolit, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Pas disa kërkimeve të kryera në faqen zyrtare të Interpolit, Radio Dukagjini ka evidentuar se Zharku ende nuk është në listën e të kërkuarve.
Ndryshe, UNMIK-u ende mbetët misioni ndërlidhës mes Interpolit dhe institucioneve të Kosovës.
Çdo kërkesë për futje në listën e Intepolit të ndonjë personi, duhet të kaloj përmes UNMIK-ut.
Xhabir Zharku, nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tri vjet burg për detyrim dhe 1 500 euro gjobë për posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tri vitesh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme./Indeksonline/