E Diel, 1 Nëntor 2026

Villa: Kthehemi në garë për titull pasi ta mposhtim Realin

Humbja nga Getafe nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e Barcelonës, sidomos David Villa, i cili është i bindur se katalonasit do të fitojnë në “El Clasico”, i cili zhvillohet më 10 dhjetor.

Reali pas dështimit të Barcelonës ka ngritur epërsinë prej gjashtë pikësh në raport me rivalin, megjithatë sulmuesi i kampionit evropian beson se kjo epërsi do të përgjysmohet në derbin në “Santiago Bernabeu”.

“Ende asgjë nuk është e përfunduar, pasi së shpejti na pret derbi me Realin dhe mund t’i mposhtim, andaj duhet të fokusohemi në këtë. Është e pabesueshme se sa jemi larguar për momentin nga lideri”, ka thënë Villa.

Sulmuesi i Barcelonës ndan mendimin e trajnerit Pep Guardiola, i cili ka thënë se kampioni nuk ka pasur fat.

“Getafe na ka mbyllur shkëlqyeshëm, por thjesht nuk kemi mundur të shënojmë gol. Portieri i tyre ka pasur ditë të mirë. Duhet t’i kthehemi takimit të ardhshëm dhe shkojmë hap pas hapi”, ka konkluduar Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›