Villa: Më pak edhe gjashtë vite me Valencian
Sulmuesi i Valencias, David Villa, i ka 'ftohur' spekulimet për një largim të mundshëm nga Mestalla duke thënë se ai do të qëndrojë një kohë të gjatë me skuadrën aktuale. Kohëve të fundit është spekuluar se Villa ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij për t'u larguar në verë, mirëpo sulmuesi spanjoll ka thënë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë. "Po ekziston një marrëveshje... të qëndroj edhe gjashtë vite me Valencian. Unë dëshiroj që pasi të përfundojë kjo marrëveshje, ta vazhdoj edhe më tutje. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që i përgjigjem të njëjtës pyetje. Unë jam personi që vendos për të ardhmen time", ka thënë Villa.