E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger planifikon ofertë befasuese për Ireland

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke synuar të bërë një ofertë të paparë për mesfushorin e Manchester Cityt, Stephen Ireland. Siç shkruan News of the World, menaxheri i topçinjve e ka pranuar humbjen në përpjekjen për të nënshkruar me mesfushorin e Evertonit, Mikel Arteta, dhe e ka kthyer vëmendjen e tij kah mesfushori në formë Ireland.Wenger ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Cityt, kur menaxheri i këtij klubi, Mark Hughes, kishte bërë pyetje për mbrojtësin e Arsenalit, Kolo Toure.
Menaxherit të topçinjve i është dhënë inkurajim se Ireland mund të jetë i gatshëm. Por ai do të duhet ta përfshijë Touren në ofertë në qoftë se dëshiron ta nxisë Cytën ta shesë lojtarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›