E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Tevez mund të largohet

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se sulmuesi argjentinas Carlos Tevez mund të largohet nga kampionët e Ligës Premier.
Tevez është afër fundit të kohëzgjatjes së huazimit në Old Trafford, ndërsa Manchesteri heziton të paguajë 32 milionë euro për ta mbajtur atë. Po ashtu ekzistojnë mosmarrëveshje edhe me kërkesat e larta për pagën e argjentinasit. Shumë skuadra kërkojnë shërbimet e Tevez, përfshirë edhe Real Madridin dhe Manchester Cityn, ndërsa për herë të parë edhe menaxheri i Djajve të Kuq ka pranuar se ai mund të largohet. "Ne do të vazhdojmë me punën tonë. Nëse largohet, largohet, s'kemi çka të bëjmë, ne do të vazhdojmë më tutje. Largimi i tij nuk është i mirëpritur, mirëpo e tillë është jeta", ka thënë Ferguson për "Daily Star Sunday".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›