Lorik Cana e Bala e nisin nga stoli
Lorik Cana sërish u aktivizua shumë pak nga trajneri i tij, Petkoviç, në barazimin 1-1 që Lacio arriti në Athinë ndaj Panathinaikosit. Futbollisti shqiptar hyri në lojë në minutën e 86-të dhe mori një karton të verdhë për aq kohë sa luajti, ndërsa italianët humbën epërsinë 1-0 pikërisht në sekondat e fundit nga një gol i Toçes. Fillimisht, Seitaridhis kishte shkaktuar autogol në të 25′-n. Futbollisti tjetër shqiptar në Europa League, Bekim Bala, luajti pak më shumë në radhët e Spartës së Pragës. Sulmuesi shkodran hyri në lojë në minutën e 62-të, në vend të Kueukes, kur rezultati ishte 3-0 për çekët në stadiumin e Pragës. Sparta fitoi 3-1 me gola të shënuar nga Krejci (7′), Kadlec (10′) dhe Shvejdik (44′).