E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa garanton gola

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka lavdëruar sulmuesin David Villa si futbollist i cili “garanton gola” pas rikthimit të tij nga lëndimi të shtunën mbrëma.

Villa, 30 vjeç ka qëndruar jashtë fushave prej kur pësoi frakturë në këmbë në fitoren ndaj Al Sadd në gjysmëfinale të Kampionatit botëror të klubeve në dhjetor por u rikthye si zëvendësim në miqësoren kundër Dinamo Bukureshtit. Vilanova e ka mirëpritur lajmin e rikthimit të Villas.

“Vitin e kaluar na ka munguar shumë sepse ai është futbollist që garanton gola. Ai është shumë i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Vilanova për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›