E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperMan City

Manchester City mposhti Chelsean 3:2 dhe fitoi trofeun e Community Shield, që konsiderohet si Superkupa e Anglisë.

Në ballafaqimin mes kampionit të Premierligës dhe fituesit të FA Cup-ës ngadhënjeu City, edhe pse londinezët ishin në epërsi pas pjesës së parë. Fernando Torres e kaloi Chelsean në epërsi duke realizuar në minutën e 40-të. Por, vetëm dy minuta më vonë gjërat u komplikuan pas përjashtimit të mbrojtësit Branislav Ivanovic me karton të kuq.

Në pjesën e dytë City përmbysi rezultatin me golat nga Yaya Toure (minuta 53), Carlos Tevez (59) dhe Samir Nasri (65) kurse Ryan Bertrand ngushtoi rezultatin në 3-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›