Dzeko dhe Tevez mbeten në City

Menaxheri Roberto Mancini ka thënë se është i “lumtur” me fuqinë sulmuese të ekipit dhe pret qëndrimin e të gjithë futbollistëve me detyra ofanzive.
Edin Dzeko dhe Carlos Tevez janë spekuluar me largim nga kampioni i Premierligës, gjatë këtij afati kalimtar të verës kurse Mancini së fundmi njoftoi se klubi ka marrë disa oferta për Mario Balotellin. Por, italiani pret që ata të gjithë të qëndrojnë në Itihad, së bashku me Sergio Agueron.
“Ne kemi shënuar 93 gola sezonin e kaluar dhe jam i kënaqur me katër sulmuesit. Ata do të mbetem me ne. Kam besim të plote tek ta”, deklaroi Mancini për The Sun.