Paralajmërimi i Hazardit

Përforcimi i ri i Chelseat, Eden Hazard ka paralajmëruar tifozët e gjigantit londinez se ai mund të ketë edhe paraqitje te dobëta, pavarësisht çmimit të lartë prej 32 milionë funtesh që pagoi klubi për transferimin e tij nga Lille, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
21 vjeçari ishte zgjedhur futbollisti më i mirë në Ligue 1 në dy sezonet e fundit por ai ka zvogëluar parashikimet e tij në Stamford Bridge.
“Do të luaj edhe keq. Vlera e transferimit tim nuk më shton presionin. Jam i qetë rreth saj”, deklaroi Hazard për tabloidi britanik.