E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa i përshtatet Barcelonës

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 11:23

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa beson se luan më mirë te skuadra katalane sesa në rast se do të ishte anëtar i Real Madridit. Ylli spanjoll pranon se Pep Guardiola i ndihmoi atij të adaptohet në skuadrën me sulmin më të frikshëm në botë.

Villa iu bashkua Barcelonës gjatë verës së vitit të kaluar nga Valencia në transferim me vlerë prej rreth 40 milionë eurosh. “Kam vendosur të vij këtu për tri arsye. Këtu kam shumë miq, Guardiola më kërkoi në skuadër dhe gjithmonë kam menduar se stil i lojës time dhe të menduarit i përshtatet më tepër Barcelonës sesa Real Madridit”, tha Villa për Barca TV.

Pas një fillimi të ngadalshëm të aventurës së tij në Nou Camp, Villa ka filluar të shënojë gola dhe të fitojë përkrahjen e tifozëve. “Guardiola është njëri prej njerëzve më kryesorë këtu. Ai vendosi të vjen në Valencia për të më marrë. Ai ka qenë shumë i durueshëm me mua. Të gjithë më kanë ndihmuar shumë, ajo që më ka befasuar është bashkimi i ekipit. Çdo ditë ne bëjmë gjithçka së bashku. Stërvitje, ushqim, gjithçka”, u shpreh ai. Villa ka shënuar 21 gola në 36 paraqitje këtë sezon dhe i ndihmoi Barcelonës të mbetet në garë për tre tituj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›