E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni, 5 gola kundër Hamburgut, fiton dhe Borusia

MYNIH-Pas dy ndeshjeve të dobta, Bajerni i Mynihut ka bindur në supersfidën e sotme të Bundesligës, duke mposhtur 5-0 Hamburgun në “Allianz Arena”. Skuadra e drejtuar nga Jup Hejnkes ka qenë e papërmbajtshme, duke shënuar pesë herë, por duke krijuar edhe një mori rastesh të tjera. Van Bujten hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërsa Riberi e Roben shënuan dy herë të tjera përpara fundit të pjesës së parë. Në të dytën, ishin Mario Gomez e Ivica Oliç, ata që vulosën shifrat e takimit. Fitores së Bajernit i është përgjigjur edhe Borusia e Dortmundit, që mundi 2-0 Nurembergun. Ndërkohë, fitore 5-3 e Verder Bremenit ndaj Fraiburgut, në një ndeshje spektakolare në “Vesserstadion”. Skuadra vendase e ka parë veten në disavantazh në fillimin e takimit, por më pas arriti të përmbyste gjithçka. Ndërkaq, Bajer Leverkusen ka fituar përballjen e vështirë me Shtutgartin në transfertë, falë një goli rokambolesk në zonë. Fitore ka arritur edhe Hofenhaimi, që mposhti 2-0 Augsburgun në transfertë.
(Altin Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›