Të dielën trofeu “Berluskoni”, Juventus sfidon Milanin
MILANO- Milani dhe Juventusi do të zhvillojnë të dielën në mbrëmje edicionin e 21-të të trofeut “Luixhi Berluskoni”, në një ndeshje që është miqësorja e fundit për dy skuadrat përpara nisjes së kampionatit. Në “San Siro”, skuadra e re e Antonio Kontes sfidon kampionët e Italisë. “Ne kemi shumë për të punuar dhe atë po bëjmë. Nuk kemi kohë për të humbur, kështu që edhe ndeshja me Milanin duhet të shërbejë për të na përmirësuar. Pres një tjetër hap përpara, - tha Konte. – Titulli kampion? Nuk jam kundër fjalës titull, pasi kjo fjalë është në historinë e Juventusit. Për mua është fjalë e zakonshme, sepse si lojtar kam fituar pesë tituj”, shtoi ai. Në krahun tjetër, trajneri Alegri ka mbyllur polemikat në lidhje me Antonio Kasanon, që këtë herë do të luajë titullar.
(Altin/Latifi/BalkanWeb)
(Altin/Latifi/BalkanWeb)