Villas Boas nuk do ta udhëheq Interin
Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 14:40
Villas Boas nuk do të jetë trajner i ri i Interit ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Nerazzurrëve, Marco Branca.
Strategu i Portos thuhej se është në prag të arrin marrëveshje për drejtimin e Interit nga sezoni i ardhshëm pas largimit pothuajse të konfirmuar të Leonardos drejt Paris Saint Germain.
Mirëpo, Branca ka mohuar mundësinë e ardhjes së Villas Boasit.
“Villas Boas nuk do të jetë trajner i yni i ardhshëm dhe jo vetëm për shkak të dëmshpërblimit të lartë në kontratën e tij me Porton” tha Branca për agjencinë italiane të lajmeve Ansa.