E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 17:40

Me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Enver Hoxhaj, do të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në Luksemburg.

Në këtë forum pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, do të ketë takime të ndara me kryediplomaten evropiane Ashton dhe me shumë ministra të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›