Villas Boas, pasardhës i Ancelottit?

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 18:00
Pronari i Chelseas, Roman Abramovich po mendon ta sjell në Londër trajnerin aktual të Portos, Andre Villas Boas, i cili konsiderohet si pasardhës i Jose Mourinhos.
Pasi e fitoi titullin e kampionit në Portugali, trajneri portugez shumë shpejt mund ta fitojë edhe Europa Leaguen, ku gjendet ne finale me Bragan. Mediat angleze shkruajnë se pikërisht Villas Boas mund të jetë pasardhësi i italianit Carlo Ancelotti, i cili mund të largohet gjatë verës nga ‘Stamford Bridge’ ku dështoi ta fitonte Ligën e Kampionëve gjatë dy viteve eksperiencë.