E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron, heroi i Miamit

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 17:08

LeBron James e ka udhëhequr Miamin drejt fitores së tretë ndaj Bostonit në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Ylli i basketbollit amerikan ka realizuar 35 pikë, duke ia mundësuar Heat triumfin me rezultat 98:90 pas lojës shtesë. Aktualisht, Miami udhëheq 3-1 me ndeshje dhe e sheh vetën më afër finales së Konferencës.

Në anën tjetër, ndërmjet Oklahoma Cityt dhe Memphisit u zhvillua një maratonë e vërtetë.

Thunder, të drejtuar nga Westbrook, i cili realizoi 40 pikë, fituan pas tri vazhdimeve dhe e barazuan serinë e ndeshjeve në 2-2 me Grizzlies

Boston-Miami 90-98 (1-3)
Boston: Pierce 27
Miami: James 35

Memphis-Oklahoma City 123-133 (2-2)
Memphis: Randolph 34
Oklahoma City: Westbrook 40

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›