Basha: Në 2010-n do t'i paguajmë në kohë orët shtesë
eTIRANË- Policët do të paguhen për çdo orë pune shtesë që do të kryejnë gjatë vitit të ardhshëm. Buxheti i vitit 2010 për Policinë e Shtetit është 12.8 miliardë lekë në të cilin, krahas pagave mujore, përfshihen edhe ato për punën e kryer jashtë orarit zyrtar.
Gjatë rapotrtimit para Komisionit të Sigurisë, ministri i Brëndshëm, Lulzim Basha, deklaroi se fondi i përcaktuar për dikasterin që ai drejton do të bëjë të mundur përmirësimin e situatës për sa i përket orëve shtesë të punës gjatë vitit të ardhshëm.
"Buxheti mbështet plotësisht angazhimet dhe pagesat mbi kohen zyrtare të punës apo për turnet e dyta dhe të treta të punonjësve të policisë. Risi e tij është se policët do të punojnë 40 ore në javë dhe çdo orë pune shtesë do te paguhet", - tha Basha.
Megjithëse premtoi se gjatë vitit të ardhshëm policët do të përballeshin me një situatë më të mirë për sa i përket pagesës së orëve shtesë, Ministri Basha nuk tha asnjë gjë lidhje me pagesat që duhen bërë për këtë vit. Kjo është kthyer në një problem për policët të cilët edhe pse kanë punuar jashtë orarit zyrtar nuk kanë marrë pagesën për shërbimin e kryer.
Pagesat e orëve shtesë apo marrja e shpërblimeve të fundvitit është një problematikë e ngritur shumë shpesh nga Sindikata e Punonjësve të Policisë të cilët së fundmi i kërkuan publikisht organeve përgjegjëse që të bënin shlyerjen e këtyre detyrimeve deri në fund të vitit 2009. Sipas saj, çdo punonjës policie ka mesatarisht 380 orë punë jashtë orarit zyrtar e barabartë kjo me katër paga mujore.
Krahas pagesave të punonjësve të policisë të administratës në zërin e shpenzimeve të buxhtetit për Ministrinë e Brëndshme është parashikur edhe një fond i veçantë për blerjen e makinave të reja për të zëvendësuar ato që janë të amortizuara. Sipas Bashës, blerja e tyre do të fillojë që nga muaji dhjetor i këtij viti.
Buxheti i vitit 2010 për Ministrinë e Brëndshme është rreth 17.5 miliardë lekë ku pjesa më e madhe e shpenzimeve rreth 11.3 miliardë ose 64 për qind të tij parashikohet të bëhet për mbulimin e pagave dhe dietave për personelin.
Nga shuma totale, pjesën më të madhe, rreth 12.7 miliardë ose ose 73 për qind të tij do ta marrë Policia e Shtetit. Rreth 1.4 miliardë ose rreth 8 për qind të buxhetit total do ta marrë Garda e Republikës ndërsa prefekturat do të mjaftohen me 645 milionë lekë.
Rreth 800 milionë pritet t'i thithë sektori i Gjëndjes Civile nga të cilat 348 milionë janë parashikuar të jenë shpenzime për personelin. Emergjencat civile do të marrin 758 milionë lekë, ndërsa revervat e shtetit të cilat gjithashtu janë në varësinë e Ministrisë së Brendshme parashikohet të thithin 98 milionë lekë.
Policët: Shteti të na paguajë orët shtesë
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit i kërkoi publikisht një javë më parë qeverisë dhënien e shpërblimit për fund viti si dhe pagesën e të gjitha orëve shtesë të punës të kryera jashtë orarit zyrtar përgjatë këtyre 12 muajve.
Në nenin 88 pika 5 të ligjit për Policinë e Shtetit theksohet se, punonjësit e përfitojnë çdo vit në fund të vitit financiar një shpërblim deri në një pagë mujore, të njëjtë me atë të përfituar nga punonjësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore.
Ky shpërblim jepet në bazë të një shkalle përpjesëtueshmërie, që pasqyron kohën e punës së kryer gjatë gjithë vitit financiar. Krahas dhënies së pagës shtesë, sindikata e punonjësve të Policisë kërkon nga qeveria që brenda këtij viti, shteti t'u shlyejë të gjitha orët shtesë të punës.
Orët e punës shtesë mund të kompensohen me bërje pushimi ose me pagesë shtesë jo më pak se 25 për qind të saj me kushtin që pagesa të bëhet brenda një afati dy mujor nga data kur është kryer shërbimi.
Sipas sindikatës, përllogaritet që për një vit një Punonjës Policie ka kryer mesatarisht 380 orë pune jashtë orarit zyrtar, e barazvlefshme kjo me mbi katër paga mujore, që deri tani nuk janë paguar.
Orët e punës shtesë janë realizuar përgjithësisht në sigurimin e rendit dhe qetësisë gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve në Qershor 2009, në sigurimin e qetësisë në aktivitete sportive e kulturore