E Diel, 1 Nëntor 2026

Orges Shehi drejt Vietnamit: 150 mijë dollarë transferimi

Portieri i Partizanit, Orges Shehi, synon ta mbyllë me një trofe aventurën Shqipëri, përpara se të bëhet futbollisti i parë që do të luajë në kampionatin vietnamez. Lajmi jepet ekskluzivisht për Albania-sport.com nga menaxheri i njohur, Mario Cenolli, i cili punon për "Vata Vizion Football Management".
"Po, është e vërtetë, - tba Cenolli, - Orges Shehi do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën Maucisun. Gjithcka do të bëhet me pëlqimin e presidentit të klubit të futbollit Partizani, Albert Xhani, pasi lojtari është në kontratë edhe sezonin tjetër".
Cenolli jep edhe shifrën e transferimit. "Bashkëpunëtori im, agjenti i FIFA-s, Mua Huan Nguyen, prej kohësh ka një DVD të Shehit, dhe drejtuesit e skuadrës e kanë pëlqyer shumë. Shehi vlerësohet për përvojën e tij. Shuma do të jetë rreth 150 mijë dollarë dhe transferimi do të kryhet në muajin shtator".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›