E Shtunë, 31 Tetor 2026

DAP; Nuk ka shtesë për “Master”-in e pedagogëve

Departamenti i Administratës Publike ka reaguar dje ndaj një shkrimi të një të përditshmeje shqiptare, sipas të cilës pedagogëve u është hequr shtesa e përcaktuar si shpërblim për titullin “Master”. “Për sa i përket stafit mësimdhënës me kohë të plotë të universiteteve dhe shkollave të tjera të larta, theksojmë se është absolutisht e pavërtetë që për personelin mësimdhënës në universitete dhe shkolla të tjera të larta, në vendimin e mëparshme të Këshillit të Ministrave, në bazë të të cilit përcaktohet paga e tyre, të ketë pasur të miratuara shtesa për kualifikimet “Master”, e si rrjedhim është absolutisht e pavërtetë që në vitin 2008 qeveria u ka hequr atyre shtesën për këtë kualifikim, e aq më pak të ketë ulur pagat e tyre”, – bën të ditur DAP.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›