Sa zgjasin procedurat për tu martuar ligjërisht
Kostoja dhe dokumentet për të bërë celebrimin në njësinë vendore ku banoni
Laureta Rryçi
Martesa lidhet publikisht përpara nëpunësit të gjendjes civile, të cilit i është bërë kërkesa për shpallje. Në qoftë se njëri nga bashkëshortët, për shkak të sëmundjes ose për ndonjë pengesë tjetër të justifikuar (vuan dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit etj.), është në pamundësi për të shkuar në zyrën e gjendjes civile të komunës ose bashkisë, atëherë nëpunësi i gjendjes civile shkon në vendin ku ndodhet bashkëshorti (bashkëshortja) që ka pengesë dhe lidh martesën sipas procedurës së parashikuar në nenin 30 të Kodit të Familjes. Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile certifikatën e lindjes, të lëshuar për shpallje martese, si dhe fotokopjen letërnjoftimit. Martesa nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes. Në qoftë se shpallja ndërpritet përpara mbarimit të këtij afati, ky fakt duhet të përmendet në shpalljen e re. Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.
Lidhja
Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar në vende të caktuara nga bashkia ose komuna fletën e shpalljes, ku tregohen përbërës të gjendjes civile të bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendin ku do të lidhet martesa. Kërkesa për shpallje bëhet nga bashkëshortët e ardhshëm ose nga personi i caktuar nga ata me prokure të posaçme. Shpallja bëhet ne bashkinë ose komunën e vendit ku secili nga bashkëshortët e ardhshëm ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ose komunën ku bashkëshorti ka jetuar më parë. Nëse nuk kanë jetuar 6 muaj në vendbanimin ose vendqëndrimin aktual, shpallja duhet të bëhet edhe në bashkinë ose komunën ku bashkëshorti ka jetuar më parë. Dhjetë ditë nga shpallja e martesës, çifti mund të paraqitet në Zyrën e Gjendjes Civile për të bërë celebrimin.
Dokumentet
Personi që kërkon të lidhë martesën duhet t’i paraqesë nëpunësit të gjendjes civile certifikatën e lindjes të lëshuar për efekt lidhje martese. Kjo certifikatë merret vetëm pasi të jetë plotësuar afati i shpalljes së martesës si dhe duhet të paraqesë Letërnjoftimin. Për shtetasin e huaj, në rastin e lidhjes së martesës, kur njëri nga shtetasit është i huaj, duhen paraqitur certifikatë lindje në modelin ndërkombëtar me emrat e prindërve.
Certifikatë që nuk ka pengesë ligjore në vendin e tij për lidhje martese ose vërtetim për leje lidhje martese, certifikatë për vendbanimin dhe Pasaportë. Këto dokumente duhet të jenë me vulën apostille, ndërsa për shtetet e poshtëshënuara të vulosura në ambasadë/konsullatë: Gjermani, Greqi,Itali, Belgjikë, Spanjë.
Afati i përdorimit të këtyre dokumenteve për lidhje martese është tre muaj me përjashtim të vendeve që kanë marrëveshje të veçantë, si dhe kur mënyra dhe një afat tjetër të përcaktuar në marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe.
Martesa e shtetasit shqiptar jashtë vendit
Në qofte së shtetasi shqiptar lidh martesë jashtë vendit, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm: certifikatë ndërkombëtare lindje në gjashtë gjuhë; leje për lidhje martese në gjashtë gjuhë. Shërbimi i gjendjes civile i lëshon këto dokumente vetëm pasi shtetasi shqiptar ka bërë publikimin e shpalljes së martesës. Certifikatat ndërkombëtare në gjashtë gjuhë dhe leja për lidhje martese nuk është e nevojshme të përkthehen dhe të noterizohen. Këto dokumente duhet të vulosen vetëm në prefekturë dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Martesa në Shqipëri e shtetasve të huaj
Për të huajt, të cilët kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë ose janë refugjatë, akti i martesës bazohet në dokumentet personale të vërtetuara brenda 15 ditëve nga organi përkatës shqiptar ose drejtpërdrejt nga të dhënat e këtij organi.
Shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë, mund të lidhin martesë ndërmjet tyre në një zyrë të gjendjes civile, me dëshirën e vet. Gjithashtu, martesa mund të lidhet kur njëri ose të dy janë të burgosur në Republikën e Shqipërisë, kur në vendin e tyre nuk mund të lidhin martesë ose nuk mund të shkohet për shkaqe objektive.
29 Maj 2010