Virginia macja arrin e pesta ne senat

Nuk ka arritur të hyjë në senatin amerikan, por Henk gjithësesi ka arritur të marrë plot 6 mijë vota nga sfiduesit e tij në garën elektorale në shtetin e Virxhinias, demokratit Tim Kein që fitoi postin dhe republikanit Xjorxh Allen. Kandidatura zyrtare e Henk, e cila është një mace, ishte bërë në shkurt të këtij viti. Që atëherë Henk ka zhvilluar një fushatë të vërtetë elektorale duke marrë pjesë në tubime, duke shkruar editoriale dhe deklaruar qëndrimet e tij në faqen e Facebook. Në faqen zyrtare të rezultateve elektorale në Virxhinia, votat e Henk janë numëruar nga listat e kandidatëve të shkruar. Pra bëhet fjalë për ata kandidatë emri i të cilëve nuk është në skedën elektorale, por për të cilët mund të votohej duke shkruar emrin e tij. Nga më shumë se 7200 votues që janë zgjedhur të votojnë për një kandidat i cili nuk ishte në skedë, më shumë se 6 mijë kanë zgjedhur macen Henk. Gara e Henk për në senat u bë e mundur falë një grupi animalistësh, që pasi e kanë shpëtuar nga rruga, e kanë emëruar si kandidatin e tyre. Pas zgjedhjeve Henk ka falenderuar ata që e kanë votuar dhe ka theksuar se 16 mijë dollarët e mbledhur nga fushata i janë dhuruar grupeve animaliste.