E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat, çdo ditë 300 fëmijë në urgjencë

Urgjenca e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është mbushur me pacientë të vegjël. Brenda një dite paraqiten 300 raste për ndihmë mjekësore, ndërkohë që trajtimi nis që nga marrja e serumeve, kurse ata që kanë komplikacione shtrohen në spital. Mjekja infeksioniste, Prof.As.Raida Petrela, pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive të Pediatrisë, thotë se është e rëndësishme që të diferencohet që në fillim nga mjekët nëse është virozë, grip, apo ka mbivendosje bakteriesh. Nëse duhen trajtuar vetëm simptomat e gripit, apo ka infeksion dhe duhet dhënë antibiotik. Sipas Petrelës, në këtë periudhë është vonë për të bërë vaksinën anti-grip dhe jo çdo fëmijë duhet ta bëjë atë, por vetëm ata me sëmundje kronike, apo imunitet të ulët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›