Ligji i faljes, banesat që do t’i nënshtrohen rivlerësimit
28/09/2011 Kryeregjistruesi Qirjako: Qytetarët kanë rritur interesin për rivlerësimin e pasurive
Qindra banesa në të gjithë vendin t’i nënshtrohen rivlerësimit pas zbatimit të ligjit të faljes. Kryeregjistruesi i Shqipërisë, Arben Qirjako bën me dije se vetëm gjatë sezonit veror që sapo kaluam, pranë Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë regjistruar qindra banesa të rivlerësuara. Kryeregjistruesi, Qirjako thekson se fluksi i punës është rritur pikërisht gjatë muajve të verës, periudhë që shënoi hyrjen në fuqi të ligjit të faljes.
Përfitimet
Sipas ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat, çdo qytetar që tregton një pronë paguan si taksë 10% të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes. Por me vendimin që qeveria mori për faljen dhe legalizimin e aseteve u mundësua të gjithë qytetarëve që të rivlerësojnë banesat e tyre kundrejt vlerës 1 për qind, pra dhjetë herë më parë. Kryeregjistruesi Qirjako bën thirrje që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të përfitojnë nga ky ligj, e vlefshme kjo për ato apartamente të privatizuara pas vitit 1991 kundrejt vlera të ulëta prej 30-50 mijë lekë. Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, në rast se një qytetar e shet apartamentin për 5 milionë lekë, në ditët e sotme ai duhet të paguajë 10% të kësaj diference, ose rreth 500 mijë lekë. Në rast se zgjedh ta rivlerësojë sot pronën, qytetari do t’i paguajë shtetit 50 mije lekë ose 10 herë më pak. Dhe nëse pas rivlerësimit qytetari e shet pronën me vlerën aktuale të tregut, nuk i paguan asnjë detyrim shtetit, sepse diferenca mes çmimit të rivlerësuar dhe atij të shitjes është zero. Për këtë duhet theksuar fakti se çmimet e apartamenteve bazohen te lista referencë për metër katrorë, nga e cila del edhe detyrimi i ri për të paguar. E thënë ndryshe, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme dhe të regjistruar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive, kanë të drejtë që brenda datës 31 dhjetor 2011, të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Në kategorinë e pasurisë së paluajtshme përfshihen toka dhe ndërtesa.
Hiqen taksa për hipotekim
Kushti që mbante pezull pjesën dërrmuese të ndërtimeve në procesin e regjistrimit është hequr dhe tashmë pritet të vërshojnë pranë hipotekave dosjet e shumta të pallateve. Marrëveshja e firmosur pak ditë më parë, mes kreut të Bashkisë së Tiranës, ministrit të Transporteve dhe atij të Drejtësisë, ka liberalizuar procesin e hipotekimit të objekteve. Mësohet se në zyrën e regjistrimit të Tiranës janë aktualisht 130 objekte që janë paraqitur për regjistrim, me leje shfrytëzimi, por që nuk ishin regjistruar, për shkak të problemeve me detyrimet tatimore dhe lejet. Një ndërtues nuk mund të hipotekonte objektin, në rast se nuk paraqiste pranë zyrës së regjistrimit vërtetimin e pagesës së taksave. Ky proces zgjaste me muaj dhe kthehej në makth për subjektin, ndërsa dokumentacioni sa i takon lejes së ndërtimit, kontratës me pronarët apo ajo e shfrytëzimit ishte në rregull. Por një urdhër i kryeregjistruesit, në marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e Drejtësisë, i ka hapur rrugë hipotekimit pa qenë nevoja të jepet më parë vërtetimi nga tatimet për taksat e paguara.
Foto gra në fabrikë
Tabelë
Progresi i 7 ekonomive
• Shqipëria Miratoi ligjin e ri “Për mbrojtjen nga diskriminimi”
• Azerbajxhan Mosha e daljes në pension 63 më 2012 për burrat dhe 60 më 2016 për gratë
• Bjellorusia Miratoi gjykatat për paditë apo procedurat e vogla
• Bullgaria Shtoi numrin e ditëve për lejen e lindjes
• Letonia Uli % e pagës së paguar gjatë lejes së lindjes
• Moldavia Miratoi zyrën e kredive
• Rumania Miratoi gjykatën apo procedurën e trajtimit të padive të vogla