Virozat e stinës në Fier, mjekët japin këshilla

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve në urgjencën e spitalit të Fierit. Sipas mjekëve, gjatë këtyre ditëve, numri i të sëmurëve me virozat e stinës shkon rreth 50 pacientë në ditë, të cilët i nënshtrohen mjekimit të nevojshëm.
Sipas mjekëve të urgjencës, më problematike paraqitet gjëndja e moshave të treta, të cilët vuajnë edhe nga sëmundjet kardiake.
Mjekët vazhdojnë të këshillojnë të mos ekspozohen për një periudhë të gjatë kohore në diell, pasi temperatuat e larta krijojnë dëme serioze në shendetin e qytetarëve, sidomos tek fëmijët dhe moshat e treta.