20 familje në Krujë, në rrezik për jetën

20 familje jetojnë me frikën se të nesërmen mund të zgjohen nën gërmadha në qytetin e Krujës. Familjarët e një pallati në Krujë, rrezikojnë të humbin gjithçka, pasi godina ku ata jetojnë prej vitesh ndodhet në një gjendje tejet të amortizuar, aq sa rriskon të shembet.
Muret janë të çara, tavani po ashtu, gjë që ka shkaktuar një gjëndje ankthi dhe frike tek familjarët e këtij pallati.
Banorët shpjegojnë se janë ankuar disa herë, duke e bërë të njohur shqetësimin e tyre në instancat përkatëse, por deri tani, asgjë nuk është bërë për të ndihmuar këta familjarë.