E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, shlyen 48 milione USD borxhe te Enverit

Qeveria shqiptare do te shlyeje rreth 48 milione dollare ndaj Greqise, si borxhe te akumuluara qe ne kohen e regjimit komunist. Marreveshja per shlyerjen e detyrimeve eshte miratuar dje nga Komisioni parlamentar i Ekonomise. Detyrimet rrjedhin ndermjet Bankes se Shtetit Shqiptar dhe konsorciumit te bankave greke. Qeveria shqiptare kishte detyrime te pashlyera ndaj shtetit grek, te krijuara gjate sistemit komunist. Detyrimet ishin konkretisht ndaj Bankes Kombetare te Greqise dhe Organizates se Sigurimit te Kredive te Eksportit, ne masen 48 milione dollare. Sipas te dhenave zyrtare, borxhi eshte marre gjate viteve 1987-1991, kur Shqiperia po kalonte momente te veshtira ekonomike, ndersa sistemit komunist po i vinte fundi. Shteti yne i kishte Bankes Kombetare te Greqise 7.5 milione dollare, ndersa diferenca i takon Organizates se Sigurimit te Kredive te Eksportit. Zhvleresimi i dollarit ne raport me monedhen vendase ka ndihmuar qeverine shqiptare te reduktoje kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane bere te ditur se, ndryshimi i kursit te kembimit te USD ndaj monedhave perberese te stokut dhe lekut kane sjelle nje ulje te shpenzimeve ne masen te pagesave te borxhit te jashtem. Ne fakt nje pjese e konsiderueshme e borxhit te jashtem te shtetit shqiptar eshte i emetuar ne dollarin amerikan. Vetem Bankes Boterore, qeveria shqiptare i detyrohet rreth 728 milione dollare, pasi kredite e dhena nga ajo jane ne dollare. Nencmimi i dollarit keto vitet e fundit e ka ndihmuar qeverine shqiptare, te paguaje me pak interesa per borxhin e jashtem. Pervecse me Banken Boterore qeveria shqiptare ne vitet e meparshme, e ka kontraktuar borxhin e jashtem ne dollare amerikane. Megjithate, kursi i kembimit mund te behet kercenues per shlyerjen e detyrimeve ne fjale. Pasi nje zhvleresim i monedhes vendase ndaj valutave qe eshte marre borxhi, do t'i krijonte kosto ta paparashikuara qeverise, per shlyerjen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›