E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 20 vjetesh, studimi i ri per shfrytezimin e lumenjve

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, paraqiti te marten nje studim mbi 3 lumenjte, Drini i Zi, Vjosa dhe Semani, per te pare kapacitetet hidrike per shfrytezimin e ketyre lumenjve. Gjate nje konference te organizuar ne hotel "Tirana International", drejtori i KESH, Bojaxhi, tha se "ne qofte se keto studime do te realizohen ne projekte konkrete kaskada e Vjoses, do te behet e dyta per nga rendesia per prodhimin energjetik ne Shqiperi dhe do te prodhoje 30-40 per qind te energjise, qe prodhohet sot nga kaskada e Drinit". Sipas tij, ky eshte studimi i pare i plote dhe shume i integruar sidomos mbi lumin Vjose. Drejtori i KESH, Bojaxhi, theksoi se "vlera e shtuar e ketij studimi ne menyre te vecante eshte se ky studim integron jo vetem aspektet hidrometrike, gjeologjike dhe sizmike, qe kane qene standarde ne studimet shqiptare me pare, por ben dhe nje integrim te aspekteve sociale, ekonomike dhe mjedisore, qe keto hidrocentrale mund te kene ne zonat qe mund te ndertohen. Sipas ketij studimi lumi Vjose ka nje potencial energjetik 460 mega vat dhe mund te prodhoje 1. 8 miliarde kilovat/ore ne vit. Drini i Zi ka potencial 168 mega vat dhe prodhim vjetor 0.7 miliarde kilovat/ore, ndersa Semani fuqi 93 mega vat dhe prodhim vjetor 0.4 miliarde kilovat/ore. Sipas perllogaritjeve vetem me shfrytezimin e ketyre lumenjve, Shqiperia e zgjidh problemin e furnizimit me energji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›