E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksporti, KESH fiton 12 milione euro

Blerina Hoxha

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka fituar kete vit 12 milione euro nga shitja e energjise jashte vendit. Lajmin e dha dje drejtori i Pergjithshem i KESH, Gjergj Bojaxhi, gjate prezantimit te studimit mbi 3 lumenjte, Drini i Zi, Vjosa dhe Semani, per te pare kapacitetet hidrike per shfrytezimin e tyre lumenjve. Ai tha se, "situata hidrike ne vendin tone paraqitet shume e mire". Per shkak te kesaj situate KESH per momentin po furnizon me energji elektrike te gjithe konsumin shqiptar pa kufizime dhe po eksporton ne Kosove dhe ne Greqi ne kohen e pikut. Prej eksportit i energjise nga 1 janari e ketij viti deri tani jane fituar12 milione euro, te cilat po permiresojne edhe bilancin eksport-import te ekonomise shqiptare. Por me se shumti keto te ardhura ndihmojne edhe KESH-in nga ana financiare duke marre parasysh gjendjen e veshtire financiare, nga e cila doli nga thatesira e dy viteve te kaluara". KESH po eksporton energji elektrike qe prej dates 4 prill ne Kosove dhe ne Greqi, kjo fale permiresimit te ndjeshem te situates hidrike ne vend per shkak te reshjeve te bollshme dhe shkrirjes se debores. Qeveria ka miratuar propozimin e METE-s, per eksport te energjise elektrike duke i hapur rruge shitjes edhe ne situata te prurjeve normale, por gjithmone duke respektuar furnizimin normal me energji elektrike te konsumatoreve tarifore dhe mbulimin e humbjeve te energjise elektrike ne transmetim, duke mundesuar optimizmin e portofolit ekonomik te korporates. Eksporti i energjise elektrike pritet te ndikoje pozitivisht ne bilancin tregtar te vendit. Pasi si nje mall i shtrenjte ndihmon ne hyrjen e euros ne tregun e brendshem e per pasoje edhe ne forcimin e vleres se lekut. importi ne nivele te larta i energjise ne vitin 2007 ka ndihmuar ne zgjerimin deficitit tregtar per shkak te shpenzimeve te larta qe beri KESH per blerjen e saj ne tregun nderkombetar. Nderkohe qe furnizimi me energji i vendit, pritet te permiresohet serish kete vit me hyrjen ne pune te Termocentralit te ri te Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›