E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, Ivanaj: MSH, do mundësojë vaksinimin e popullatës

Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë vaksinimin e të gjithë popullatës kundër gripit të derrave, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Ende vendi nuk ka bërë porosinë e vaksinës edne në prodhim, por sipas zv/ ministrit Arben Ivanaj, disa kompnai faramaceutike kanë dhënë garancinë për sjelljen e saj edhe në Shqipëri. Numri dy i shëndetësisë deklaron se nuk janë përcaktuar ende kategoritë me emergjente për t'u vaksinuar, por nëse do të jetë e nevojshme, qeveria do të mundësojë vaksinë për të gjithë.
Ivanaj ka deklaruar se, nuk do të ketë shtyrje të fillimvitit shkollor, për shkak të pandemisë së gripit të derrave. Siaps zv/ ministrit të shëndetësisë studimet kanë treguar se fëmijët nuk janë kategoria më e rriskuar ndaj virusit. Madje Ivanaj thotë se për shkollat nuk ka masa të veçanta.
Në Shqipëri numri i personave të konfirmuar me gripin e derrave ka mbërritur në 20, ndërkohë që sipas buletinit më të fundit të ISHP, rezultojnë edhe 5 raste të dyshuar mes të cilëve dy janë fëmijë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›