E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/Osmani: Respektoni ligjin anti-duhan

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Bujar Osmani ka theksuar se ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike nuk do të ndikojë tek lokalet dhe hotelet.
"Unë kam mirëkuptim nga pronarët e restoranteve, të cilët fillimisht do të përballen me efekte negative financiare, por ata pas një kohe do të jenë fitimtar", ka theksuar Ministri Osmani, pas hyrjes në fuqi me 1 janar të Ligjit për mbrojtje nga duhani.
Ai ka theksuar se pronarët e lokaleve duhet të kuptojnë përcaktimet qeveritare se do të jenë të rreptë në zbatimin e këtij ligji.
"Nëse shohim përvojën e vendeve të tjera, qytetarët prapë do t'i kthehen lokaleve dhe në fund do të jenë fitues pronarët e lokaleve", ka theksuar ministri i Shëndetësisë. Sipas tij, miratimi i këtij ligji është një hap para dhe me qëllime humane, për të shmangur vdekjen e njerëzve nga duhani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›