Brazil, 22 të vdekur nga shembja e një hoteli
22 persona u gjendën të vdekur të premten, pasi një hotel i vogël dhe disa shtëpi që gjendeshin aty pranë u shembën në resortën e plazhit Angra dos Reis, një nga destinacionet më të frekuentuara të turistëve në Brazil. Lajmi është bërë i ditur nga burime të mbrojtjes civile të Rio de Janeiros. Pamjet televizive treguan hotelin Sankay dhe disa shtëpi në Angra, që u rrafshuan dhe u groposën në një mal me baltë. Rrëshqitjet e tokës të provokuara nga reshjet e dendura të shiut, cuan në nje situatë të tillë, saktësojnë burimet zyrtare lokale. Ekipet e shpëtimit, të ndihmuar edhe nga helikopterët dhe anijet, po përpiqen të arrijnë në zonën ku ndodhi tragjedia për tu ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Sipas autoritetit të mbrojtjes civile, të paktën 40 persona ishin regjistruar në hotel. ata kanë dëshmuar në deklaratat e tyrë, se reshjet e ditëve të fundit dhe shtimi i tyre në ditët në vijim, mund ta përkeqësoje situatën dhe mund të shkaktojë rrëshqitje edhe më të mëdha. Të enjten rrebeshi i shiut që solli edhe përmbytje, provokoi gjithashtu viktima, më shumë se 19 njerëz humbën jetën në shtetin e Rios, vendi i tretë më i populluar në Brazil. Rio ka rezerva të mëdha të naftës është një destinacioni kryesor i turizmit në brazil. Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u ka ofruar autoriteteve shtetërore të Rio-s ndihmë të menjëhershme. reshjet e shiut përveç rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve kanë krijuar edhe probleme në qarkullim në disa zona.