E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Gjinushi: Strategji kundër Berishës

E majta do të dalë në një strategji të përbashkët kundër qeverisë Berisha. Kjo është vendosur në mesditë gjatë një takimi kokë më kokë mes kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreut të Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi në ambjentet e selisë rozë. Pas takimit kreu i PSD-së Gjinushi ka deklaruar për mediat se duhen zgjedhje të parakohshme pasi qeveria Berisha është jo legjitmie. Ai gjithashtu shtoi se në zgjedhjet e 28 qershorit u shkelën standartet dhe se nuk legjitimohet kuvendi nga zgjedhjet. Takimi i sotëm mes Ramës dhe Gjinushit bëhet një ditë pas marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kryeministi Sali Berisha ku Lëvizja Socialiste për Integrim mori poste të rëndësishme në qeverinë e re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›