E Diel, 1 Nëntor 2026

AMC u gjendet pranë fëmijëve pa familje dhe të moshuarve të vetmuar

Tiranë, 19 Dhjetor NOA Kompania celulare AMC, ashtu si çdo fundvit, do të jetë pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve të vetmuar. Atmosfera festive dhe e ngrohtë e krishtlindjeve dhe Vitit të ri, do të jetë e tillë edhe për banorët e Shtëpive të Foshnjës, Fëmijës dhe atyre të Moshuarve në të gjithë Shqipërinë, nga Shkodra deri në Sarandë. AMC përveç dhuratave për fëmijët dhe të moshuarit si dhe organizimin e darkave festive, do të kujdeset edhe për nevojat e veçanta të vetë institucioneve, për krijimin e kushteve sa më të mira të jetesës së banorëve të tyre.

Drejtues dhe punonjës të AMC, do të festojnë gjatë këtyre ditëve së bashku me fëmijët jetimë dhe të moshuarit e vetmuar të pesë shtëpive të foshnjës, pesë shtëpive të fëmijës dhe shtatë qendrave për të moshuarit në të gjithë vendin. Kështu, grupi i AMC i krijuar për këtë qëllim ishte sot pranë fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës në Tiranë, për tu kujdesur dhe luajtur me ta. Pjesëtar i këtij grupi ishte edhe drejtori ekzekutiv i AMC, z. Stefanos Oktapodas. Ne jemi sot këtu,- u shpreh z. Oktapodas, - jo vetëm për ti gëzuar me dhuratat e fundviti por edhe për të qëndruar e luajtur me ta, gjë për të cilën fëmijët e kësaj moshe kanë aq shumë nevojë. Dhe ju premtoj, - vijoi z.Oktapodas, - se këtë gjë unë dhe punonjësit e AMC do ta bëjmë shumë më shpesh gjatë vitit 2010, për të rritur në këtë mënyrë përgjegjshmërinë qytetare për shërbime në dobi të komunitetit. Ne, gjithashtu, vijoi z. Oktapodas, - do të mbështesim me të njëjtin përkushtim përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre fëmijëve. Drejtuesit e këtij institucioni falenderuan z. Oktapodas dhe AMC për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shtëpisë së Foshnjës Tiranë si me dhuratat e përvitshme gjatë festave ashtu edhe me pajisje dhe materiale që përmirësojnë jetën e vogëlushëve. Grupi i AMC do të vizitojë në ditët në vazhdim Shtëpitë e Foshnjës dhe të Fëmijëve në Tiranë Durrës, Shkodër Vlorë, Sarandë, dhe Korçë. Gjithashtu një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe të moshuarve në qendrat e Tiranës, Shkodrës, Kavajës, Fierit, Gjirokastrës dhe Sarandës. Si çdo fundvit, AMC do të jetë gjithashtu edhe pranë fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, AMC do të organizojë mbrëmjen festive posaçërisht për ta, plot me surpriza e dhurata. AMC ka përfshirë parimet e përgjegjësisë sociale në të gjitha strategjitë e saj, duke qenë gjithmonë pranë komunitetit dhe shtresave në nevojë. Edhe gjatë vitit 2010 AMC do të vazhdojë të japë kontributin e saj të gjithanshëm si në projekte sociale, ashtu edhe në aktivitete të ndryshme në vend. e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›