Virusi “Conficker” nxjerr jashtë loje aviacionin luftarak francez
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
PARIS – Virusi “Conficker” vazhdon të shkaktojë të tjera viktima, madje kësaj radhe ka arritur deri te forcat ushtarake ajrore franceze, avionët e së cilës për disa ditë nuk do të mund të ngrihen në fluturim. “Krimbi”, është emri i virusit të Ëindoësit që ka sulmuar rrjetin e marinës franceze. Dëmi që shkaktoi ky virus ishte me të vërtetë serioz, aq sa për disa ditë pilotët janë parë të shkëmbejnë udhëzimet me anë të letrave nga posta e thjeshtë. Ushtrisë iu desh ta pranonte se virusi kishte hyrë në kompjuterët e saj, duke dhënë si arsye neglizhencën e tyre për të përditësuar antivirusin, duke qenë se muajt e fundit atyre u kishte skaduar licenca.
Hyrja USB
“Conficker” dhe viruset e ashtuquajtura “Doënadup” dhe “Fido”, kanë infektuar dhjetëra miliona kompjuterë personalë në të gjithë botën. Në rastin e infektimit të rrjetit të ushtrisë franceze, virusi mendohet të jetë futur në rrjet nga porta USB-së, nga ndonjë program që dikush mund të ketë përdorur në këta kompjuterë, por ende nuk dihet nëse i infektuar ka qenë programi i USB-së apo vetë pajisja.
Avionët nuk fluturojnë dot
“Krimbi” nuk dihet se kur mund të jetë futur në rrjet, por është shumuar në 12 janar, ndërsa është zbuluar shumë ditë më vonë. Kështu tregon sajti i internetit “IntelligenceOnline”. Ai thotë se është reaguar vetëm në momentin që virusi është shumuar aq shumë sa e bëri të pamundur ngritjen e avionëve luftarakë supermodernë, “Rafale”. Sipas gazetës “Liberation”, dy ditë pasi shefat e stafit vendosën të izolonin “Intramar”-in nga sistemet e tjera informatike të ushtrisë, kompjuterë të tjerë u infektuan në bazën ajrore “Villacoublay” dhe në Regjimentin e 8 Transmetues. “Liberation” raporoti se në datë 15 dhe 16 janar, avionët e flotës “Rafale”, nuk u ngritën dot në ajër për të kryer manovrat e planifikuara, kështu që bombarduesit u aktivizuan nga një sistem tjetër. Zëdhënësi i marinës franceze, Jerome Erulin, u mjaftua duke i thënë gazetës “Ouest France”, se ky problem sigurie ka prekur vetëm shkëmbimin e të dhënave dhe se asnjë informacion nuk ka humbur. “Rrjetet e komunikimit që mund të përbënin rrezik për transmetimin e virusit janë prerë”, - shtoi më tej Erulin. Me fjalë të tjera, marina franceze po përdor telefonin, faksin dhe letrën si të vetmet mjete që nuk mund të preken nga virusi. Për më tepër, drejtuesit ushtarakë nënvizuan faktin se “Confiker”-i kishte prekur vetëm rrjetin e quajtur “Intramar”, ndërsa atë që është dhe rrjeti më sensibël “Sicmar”, virusi nuk e kishte prekur. Vazhdon ende të mbetet mister sesi është përdorur ky sistem në këtë peridhë emergjence, por pjesëtarëve të marinës nuk u është lejuar për dy ditë me radhë përdorimi i kompjuterit.
Dëmi
Zëdhënësi Erulsnis siguroi dhe një herë tjetër me anë të një raporti se 99 për qind e rrjetit është i sigurt. Por duket se shefi i sistemit online të inteligjencës, “IntelligenceOnline” Philippe Vasset, ka një mendim krejt tjetër. Ai shpjegon se rrjeti është prekur në 70% të tij. Vasset është mbi të gjitha i bindur se qeveria franceze nuk është në gjendje ende të vlerësojë menjëherë dhe me siguri dëmet e shkaktuara. Ky lloj virusi është shfaqur për herë të parë në muajin tetor të vitit të shkuar dhe këto javët e fundit ka infektuar gjithnjë e më shumë kompjuterë në të gjithë botën. Ushtria franceze nuk është e vetmja që është “sulmuar” nga “Conficker”-i, pasi dhe Ministria Britanike e Mbrojtjes është sulmuar më parë nga “Krimbi” i rrezikshëm. Në ditët e para të janarit, Ministria Britanike e Mbrojtjes, u sulmua nga një hibrid i këtij virusi, i cili infektoi seriozisht sistemet kompjuterike të më shumë se 24 bazash forcash ajrore dhe 75% të flotës detare duke përfshirë dhe aeroplanmbajtësen “Ark Royal”.
Sipas shoqërisë së sigurisë informatike finlandeze, “F-Secure”, numri i pajisjeve të prekura nga ky virus në vendin e tyre ka arritur në 13 mijë, por për ekspertët shifra është disa herë më e lartë. Virusi që ka prekur Francën këto dy javët e fundit u ka sjellë dëme të gjithë rrjeteve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes, dhe veçanërisht avionëve bombardues të marinës franceze “Rafale”. Ky rast ka sjellë debate të mëdha në Francë, pasi ka ngritur një sërë dyshimesh në lidhje me sigurinë e ushtrisë franceze dhe aftësinë e saj për të mos rënë pre e sulmeve të tilla.
Sipas gazetës “Liberation”, dy ditë pasi shefat e stafit vendosën të izolonin “Intramar”-in nga sistemet e tjera informatike të ushtrisë, kompjuterë të tjerë u infektuan në bazën ajrore “Villacoublay” dhe në “Regjimentin e 8 Transmetues”. “Liberation” raporoti se në datë 15 dhe 16 janar, avionët e flotës “Rafale” nuk u ngritën dot në ajër për të kryer manovrat e planifikuara
Virusi mendohet të jetë futur në rrjet nga porta e USB-së, nga ndonjë program që dikush mund të ketë përdorur në këta kompjuterë, por ende nuk dihet nëse i infektuar ka qenë programi i USB-së apo vetë pajisja
Ushtria franceze nuk është e vetmja që është “sulmuar” nga “Conficker”-i, pasi dhe Ministria Britanike e Mbrojtjes është sulmuar më parë nga “Krimbi” i rrezikshëm. Në ditët e para të janarit Ministria Britanike e Mbrojtjes u sulmua nga një hibrid i këtij virusi, i cili infektoi seriozisht sistemet kompjuterike të më shumë se 24 bazash forcash ajrore dhe 75% të flotës detare, duke përfshirë dhe aeroplanmbajtësen “Ark Royal”
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009