Policia arreston një anëtar të rrezikshëm të “Kamorra”-s
Autori i Lajmit: red.
Një anëtar i rrjetit mafioz “Kamorra” u arrestua dje në Katalonja, në verilindje të Spanjës, bëri të ditur policia rajonale duke e cilësuar atë si një person shumë të rrezikshëm. Ky anëtar i rrezikshëm i rrjetit mafioz napolitan “Kamorra” u arrestua në Pineda, pranë Barcelonës”, deklaroi policia katalanase. Pietro M., 50 vjeç, ishte dënuar më parë në Itali me 20 vjet burg për kryerjen e dy krimeve në vitin 1994, për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
“Arrestimi i Pietro M. u bë i mundur në bashkëpunim me policinë katalanase dhe italiane”, - deklaroi policia katalanase në një komunikatë.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009