E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje President ndryshe

Nga Kent Klajn

Presidenti i zgjedhur Barak Obama dhe familja e tij mberriten ne Uashington per inaugurimin e dites se marte. Udhetimi i cili vazhdoi gjate gjithe dites se djeshme, me ndalesa ne 4 qytete, ishte faza e fundit e rruges dy vjecare te z. Obama per ne Shtepine e Bardhe.

Udhetimi filloi mengjesin e se shtunes ne Filadelfia, te Pensilvanise, qyteti qe lidhet me themelimin e Shteteve te Bashkuara ne vitin 1776, ku u nenshkrua Deklarata e Pavaresise. Para se te hipte ne tren, z. Obama i tha nje grupi njerezish qe ishin mbledhur per ta pershendetur, se shpreson qe vendi do ta perqafoje perseri shpirtin e themeluesve te tij.

"Une besoj se e ardhmja eshte zgjedhja jone; ne se do te perpiqeshim te riidentifikonim vetveten dhe do t'i bashkonim demokratet me republikanet edhe me te pavarurit, nga veriu, ne jug, nga lindja ne perendim, zezake e te bardhe, hispanike, aziatike dhe amerikane indigjene, burra, gra, homoseksuale, njerez pa probleme fizike dhe invalide, atehere jo vetem qe do te rikthenim shpresen dhe mundesite atje ku ato kane munguar, por ndoshta do te arrinim edha ta perfeksiononim unionit tone gjate ketij procesi",- tha Obama.

Per z. Obama, gruan e tij Mishele dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, udhetimi me tren prej 220 kilometrash nga Filadelfia ne Uashington, ishte simbolik. Burri qe do te behet Presidenti i pare afrikano-amerikan, perseriti dje nje pjese te itinerarit qe ndoqi heroi i tij politik, Abraham Linkolni para inaugurimit te tij, ne vitin 1861. Ashtu sikurse zoti Obama, Linkolni, i cili deklaroi fundin e skllaverise ne Amerike, e kaloi pjesen me te madhe te jetes ne Ilinoi, para se te zgjidhej President i Shteteve te Bashkuara.

Pas Filadelfias, treni me familjen Obama ndaloi ne Wilmington te shtetit Delaware, prej nga eshte nenpresidenti Xho Bajden. Para se te hipte edhe ai ne tren, Xho Bideni u tha rreth 8 mije njerezve qe kishin ardhur ne mes te te ftohtit te madh per t'i pershendetur, se "pranvera e ngrohte" dhe dite me te mira do te vijne.

"Ekonomia jone eshte ne krize. Vendi yne eshte ne lufte. Nganjehere, eshte e veshtire te besosh se do te shohim perseri pranveren. Por ju siguroj, se me administraten e re, pranvera po afron,"- tha z. Biden.

Ne stacionin e trenit te Ulmingtonit, z. Obama foli per prejardhjen nga shtresa punetore e z. Biden dhe u angazhua se te dy ata do te perpiqen per punonjesit amerikane. "Ne do te perpiqemi per ju cdo dite kur te jemi ne Uashington, sepse Xho dhe une jemi te perkushtuar te udheheqim nje qeveri, e cila nuk u jep llogari vetem njerezve te kamur, por edhe ju: trenisteve, qe nisin trenat tone dhe punetoreve qe shtrojne shinat; prinderve, qe shqetesohen se si do t'i perballojne shpenzimet e udhetimit per ne pune dhe femijeve qe e degjojne fishkellimen e trenit dhe enderrojne per nje jete me te mire".

Obama e mbajti fjalimin e tij te fundit per diten e djeshme ne qendren e qytetit te Baltimores, ne shtetin e Merilendit, para nje turme entuziaste prej rreth 40 mije vetesh.

Presidenti i zgjedhur i beri perseri thirrje amerikaneve, te shprehin te njejten kembengulje dhe idealizem qe kane shprehur patriotet e pare te Amerikes:

"Ajo qe kerkohet prej nesh, eshte deklarimi i nje pavaresie te re, jo vetem ne kombin tone, por edhe ne jeten tone private, ne zemrat tona, nje shkeputje prej ideologjise dhe te menduarit per interesat e ngushta vetjake, nje shkeputje nga paragjykimet, dhe egoizmi qe te mos nxisim instiktet tona te vogla, por gjithcka engjellore ne qenien tone".

Cifti Obama dhe Biden i dhane fund udhetimit te tyre me mberritjen ne Uashington, ku ata i presin disa dite te tjera festimesh me rastin e inaugurimit.

Sot pritet qe ne Memorialin e Linkolnit te mblidhen rreth nje milion njerez, ku do te interpretojne disa nga kengetaret me te famshem. Neser pasdite, z. Obama pritet te beje betimin si Presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›