E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i ri ne SHBA

"Mbase problemet tona jane risi, por ajo qe na duhet per t'i tejkaluar, nuk eshte risi. Na duhet e njejta kembengulesi dhe i njejti idealizem qe kane pasur themeluesit e vendit", ka thene Barak Obama, pak ore para inaugurimit president i 44-t i SHBA-ve.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, dhe nenpresidenti Xhozef Bajden mbreme kane arritur ne Uashington, ku neser mbahet ceremonia e inaugurimit te tyre ne postet me te larta te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Obama dhe Bajden kane zgjedhur qe ne Uashington te shkojne me tren nga Filadelfia, ashtu sic kishte bere edhe presidenti i 16-te i SHBA-ve, Abraham Linkoln, ne vitin 1861. Linkoln mbahet ne mend ne historine amerikane si president qe hoqi roberine dhe i dha fund luftes civile. Gjate gjithe rruges, Obama dhe Bajden jane pershendetur ngrohtesisht nga dhjetera mijera qytetare te Shteteve te Bashkuara. Para nisjes ne Filadelfia, Barak Obama i tha mases se tubuar se periudha e ardhshme do te jete perplot sfida dhe veshtiresi. "Ne jemi te vetedijshem se keto sfida kaq te medha nuk do te zgjidhen shpejt", ka thene Obama, para nisjes, per te shtuar: "Do te kete nisje te gabuara, frustrime dhe zhgenjime. Edhe ne kete kohe te urgjences do te na duhet durimi". "Mbase problemet tona jane risi, por ajo qe na duhet per t'i tejkaluar, nuk eshte risi. Na duhet e njejta kembengulesi dhe i njejti idealizem qe e kane pasur themeluesit e vendit", ka thene Obama. Ai ka apostrofuar situaten e veshtire ekonomike ne Shtetet e Bashkuara dhe ka vene ne pah se do te duhen sakrifica dhe kohe qe ekonomia serish te filloje rritjen.

Ne rrugen per ne Uashington, treni eshte ndalur edhe ne Vilmington, ku Obama ka deklaruar: "Ky nuk eshte nje udhetim i rendomte me tren. Ky eshte fillimi i ri", ka thene ai. Solemnitetet inauguruese vazhdojne edhe sot, me koncertet e yjeve te njohura ne sheshin e Linkolnit ne Uashington, ndersa neser, rreth ores 17.00, behet inaugurimi solemn i presidentit te 44-te te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›