E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi i gripit, Pipero: Qytetyarët të bëjnë vaksinën

Moti i ngrohtë ka qënë favorizues për mos përhapjen e shpejtë të viruesve, por mjekët thonë se jemi në prag të epidemisë gripale. Pëllumb Pipero, drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë sqaron se nuk pritet ndonjë gjendje kritike, por duhet bërë kujdes i veçantë sidomos me vaksinimin.
 

Të vegjëlit, të moshuarit dhe të sëmurët kronik janë më të riskuarit për të shfaqur shenja gripale deri në infekione të rënda, kryesisht në rrugët respiratore. Për këto kategori, sipas Piperos, duhet një vëmendje e veçantë.
 

Nga ana e saj, ministria e Shëndetësisë do të nis me vaksinimin e personelit shëndetësor për t`i parapirë gripit sezonal dhe 2 nëntipet e tij. Ndërsa vaskina sipas Piperos, lufton 3 lloje virusesh dhe gjendet në të gjitha farmacitë dhe qendrat shëndetësore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›