Seleksionimi i mbetjeve, projekti prej 1 viti i pazbatuar

Ndarja në koshin e plehrave sipas llojit, përveçse në 2 qytete ku u eksperimentuar, mbeti pa zbatim më të gjerë. Edhe pse ka nisur një vit më parë si projekt pilot që do të përfshinte qeverinë, bashkitë e komunat, asgjë nuk është bërë më në këtë drejtim.
Plehrat hidhen ose në kazanët ekzistues, ose në rrugë dhe në rastin më të keq digjen në mes të qytetit. Ambjentalistët thonë se mos difernecimi i mbetjeve nuk ndodh për shkak të mungesës së sensibilzimit por të infrasturkurës.
Ambjentalisti Lavdosh Feruni thotë se diferencimi i mbetjeve është nen i veçante edhe në "ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Sipas projektit të asaj kohe, ndarja e plehrave në kosha si ato plasitike, të qelqat dhe të ndryshme do të ndihmonin në pastrimin e qytetit dhe në anën tjetër do të ishte si një selekion që do të ndihmonte në riciklimin e tyre.