E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derrat, bota nen alarmin e kuq

Alarmi i kuq per gripin e derrave eshte leshuar ne mbare planetin, derisa kryetari i Organizates Boterore te Shendetesise ka paralajmeruar se “tere njerezimi eshte nen kercenimin e ketij virusi”. Holanda dhe Zvicra sot u bene vendet e fundit qe konfirmuan rastet e tyre te para te gripit te derrave. Me keto dy shtete u ngrit ne 11 numri i vendeve te prekura nga virusi ne mbare boten. Nderkohe, Egjipti ka urdheruar therjen e derrave edhe pse nuk eshte evidentuar asnje rast i gripit te derrave dhe nuk ka prova qe derrat mund ta perhapin virusin. Britania, me vetem 5 raste te gripit, eshte duke provuar te bleje 32 milion maska. Ndersa ne SHBA, Presidenti Barack Obama ka thene qe me shume se 132 mije shkolla mund te mbyllen.

Niveli i peste i alarmit

Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) ngriti nivelin e alarmimit prej nivelit te katert, ne ate te peste, meqe virusi i gripit te ri po perhapet pa shenja te ngadalesimit. Kjo eshte hera e pare gjate 25 viteve te fundit OBSH-ja ta ngreje nivelin e gatishmerise ne pese, prej gjithsej gjashte niveleve.

Karantina

Nje studente e ekonomise, e cila ka qendruar dy jave ne SHBA ne shkembim studentor, eshte ndalur ne karantine nen dyshimin se eshte e infektuar nga virusi i gripit te ri. Ministri kroat i Shendetesise, Darko Milinoviq konfirmoi se ne kete shtet eshte shenuar rasti i pare i dyshimte.

Vdekjet

Shtetet e Bashkuara e konfirmuan rastin e pare te vdekjes. Ne Teksas, nga gripi i ri ka nderruar jete nje bebe 23-muajshe, ndersa numri i te semureve u ngjit ne 91 persona. Ne Evrope, Austria eshte shteti me i ri qe paraqiti nje rast te infektimit. Gjermania konfirmoi tri raste, ndersa ne Britani jane konfirmuar tri raste te reja. Raste te reja jane regjistruar ne Spanje, Izrael dhe ne Zelande te Re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›